Shtetet e Bashkuara kanë fluturuar me dronë mbi Rripin e Gazës në kërkim të robërve të mbajtur nga grupet palestineze, tha të premten Autoriteti i Transmetimeve Izraelite.
Autoriteti nuk dha detaje të mëtejshme, por Channel 12 izraelit raportoi se ushtria amerikane ka fluturuar me dronë të paarmatosur MQ-9 Reaper në qiellin e Rripit të Gazës, si pjesë e përpjekjeve për të mbledhur informacione të inteligjencës për gjendjen dhe vendndodhjen e pengjeve.
Sipas ShBA-së, të paktën 10 nga të burgosurit izraelitë në Rripin e Gazës kanë nënshtetësi amerikane.
Të enjten, ushtria izraelite tha se 242 izraelitë janë mbajtur robër nga fraksionet palestineze në Gaza që nga 7 tetori.
AA