Reshjet e dendura të shiut të enjten shkaktuan përmbytje të shpejta në ishullin Elba të Italisë.
Reshjet intensive të shiut të regjistruara në pjesët qendrore dhe perëndimore të vendit ndikuan rëndë në jetën e përditshme, veçanërisht në Elba.
Shiu bëri që rrugët në qytetin Portoferraio të zhyten në ujë, me makina që notonin në ujërat e përmbytjeve.
Zjarrfikësit në ishull kanë shpëtuar 28 persona të bllokuar në rrugë pasi kishin ngecur në baltën e mbartur nga përmbytjet.
Edhe Bashkia Portoferraio nënvizoi situatën kritike për shkak të stuhisë, duke u bërë thirrje qytetarëve të qëndrojnë brenda dhe të shmangin drejtimin e automjeteve.
Ndërkohë, Njësia e Mbrojtjes Civile ka paralajmëruar për reshje të mundshme të dendura shiu në zonat qendrore dhe perëndimore të vendit të premten.