Studentët mbështetës propalestinezë në Universitetin e Kalifornisë (UCLA) në ShBA ngritën një kamp të ri solidariteti me qëllimin për të protestuar kundër sulmeve të Izraelit në Rripin e Gazës.
Qindra studentë që u mblodhën në Los Angeles, rifilluan protestën kur rektori i UCLA-së, Gene Block u akuzua në Kongresin amerikan me arsyen se ka "dështuar të garantojë sigurinë e studentëve hebrenj" në kampuset e lidhur me universitetin.
Studentët u mblodhën në verandën e ndërtesës "Kerckhoff Hall" në kampus dhe ngritën një zonë të re kampi duke përdorur barrikada druri, gardhe metalike dhe tryeza.
Personeli i universitetit paralajmëroi protestuesit që të largohen menjëherë nga kampusi, në të kundërtën mund të përballen me masë disiplinore ose mund të arrestohen.
Një pjesë e studentëve që morën pjesë në protestën në mbështetje të Palestinës i dhanë fund protestës pas këtij paralajmërimi, ndërsa disa të tjerë u mblodhën sërish në ndërtesën "Dodd Hall" të universitetit.
Studentët në protestat e mëparshme brohoritën me sloganet se përdorimi i shkopit të gomës dhe plumbave plastikë nga policia ndaj tyre është i gabuar.