Roja bregdetare italiane është në kërkim të personave të zhdukur në afërsi të bregdetit jugor të Italisë të hënën, pas mbytjes së një varke me vela me emigrantë.
Nuk dihet se sa emigrantë janë zhdukur.
Operacioni i kërkim-shpëtimit nisi pas thirrjes së parë nga anija franceze, e cila lundroi rreth 193 kilometra nga bregu italian, në kufirin e zonës SAR nën juridiksionin e Greqisë dhe Italisë, tha roja bregdetare.
Pas raportimit për praninë e një varke gjysmë të zhytur në ujë, ekipet e shpëtimit nxorën jashtë 12 emigrantë. Të mbijetuarit u sollën në portin kalabrez të Roccella Jonica, ku u zbarkuan dhe iu dha ndihma e parë.
Një nga migrantët vdiq menjëherë pas kësaj, tha roja bregdetare.
Qendra Italiane e Koordinimit të Shpëtimit Detar të Rojës Bregdetare Italiane (IMRCC) në Romë devijoi menjëherë dy anije tregtare që lundronin aty pranë në vendin e shpëtimit.