Ushtria izraelite ka njoftuar se deri më tani rreth 200 palestinezë janë vrarë në një bastisje në spitalin Shifa në Rripin e Gazës. Ushtria izraelite deklaroi se “operacionet” e forcave ushtarake dhe Organizatës së Sigurisë së Brendshme Shin-Bet (Shabak) vazhduan në zonën e spitalit Shifa.
Është raportuar se, që nga 18 marsi, kur ata filluan të bastisin spitalin dhe rrethinën e tij, rreth 200 palestinezë janë vrarë.
Ushtria izraelite vazhdoi sulmet e saj në rajonet e Al-Karara dhe Amal në qytetin jugor të Gazës, Khan Younis.
Dhjetëra palestinezë janë vrarë deri më tani në rajonin e Amalit.
Sulmet izraelite në Rripin e Gazës që nga 7 tetori kanë vrarë të paktën 32.490 palestinezë, duke përfshirë të paktën 14.280 fëmijë dhe 9.340 gra, dhe duke plagosur 74.889 palestinezë të tjerë.
Autoritetet palestineze në Gaza vazhdimisht kanë raportuar se nën rrënojat shkaktuar nga bombardimet ka mijëra palestinezë të vdekur.