Rritet në 163 numri i gazetarëve të vrarë në Gaza.    /Foto: Reuters

Një tjetër gazetar palestinez ka humbur jetën në sulmet e ushtrisë izraelite në Rripin e Gazës. Në një deklaratë me shkrim nga Zyra për media e qeverisë palestineze në Gaza thuhet se "Me vrasjen e gazetarit Haydar Ibrahim, numri i gazetarëve dëshmorë është rritur në 163 që nga fillimi i luftës gjenocidale në Rripin e Gazës".

Në deklaratë thuhet se Izraeli vret qëllimisht gazetarët në Gaza "për të heshtur zërin e Palestinës, për të fshehur faktet dhe për të parandaluar që lajmet dhe informacionet të arrijnë në publikun rajonal dhe ndërkombëtar".

TRT Balkan / agjencitë