Rritet në 20.424 numri i të vrarëve në Gaza nga sulmet e Izraelit

Rritet në 20.424 numri i të vrarëve në Gaza nga sulmet e Izraelit

Në sulmet që Izraeli ka ndërmarrë në 24 orët e fundit në Rripin e Gazës.
Rritet në 20.424 numri i të vrarëve në Gaza nga sulmet e Izraelit      / Foto: AA

Me 166 viktima në 24 orët e fundit, është rritur në 20.434 numri i palestinezëve të vrarë në Rripin e Gazës ndaj të cilit ushtria izraelite vazhdon sulmet që nga 7 tetori e deri më tani.

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, Ashraf al-Qudra, në një deklaratë me shkrim informoi lidhur me situatën në Gaza.

Al-Qudra tha se në sulmet që Izraeli ka ndërmarrë në 24 orët e fundit në Rripin e Gazës janë vrarë 166 palestinezë ndërsa janë plagosur 300 të tjerë.

Ai theksoi se ka arritur në 20.424 numri i palestinezëve të vrarë, ndërsa numri i të plagosurve ka arritur në 54.036 në sulmet që Izraeli ka ndërmarrë kundër Gazës nga 7 tetori e deri më tani.

AA
Kjo faqe përdor cookies. Duke vazhduar të shfletoni faqen, ju pranoni përdorimin e cookies.Politika e Cookies
Pranoj