Rritet në 572 numri i ushtarëve të vrarë izraelitë.     /Foto: AP

Ushtria izraelite njoftoi për dy ushtarë të tjerë të vrarë në 24 orët e fundit në Rripin e Gazës, ku vazhdon sulmet dhe pushtimin e saj. Zëdhënësi i ushtrisë izraelite tha se dy ushtarë me gradën rreshter janë vrarë në përleshjet në jug të Rripit të Gazës në 24 orët e fundit. Prej 7 tetorit 572 ushtarë izraelitë janë vrarë në Rripin e Gazës, 235 prej të cilëve gjatë procesit të pushtimit tokësor.

Thuhet se familjet e ushtarëve arabë që shërbejnë në ushtrinë izraelite nuk duan që emrat e familjarëve të vrarë të bëhen të ditur.

Zëdhënësi i ushtrisë izraelite nuk ka zbuluar emrat e ushtarëve arabë izraelitë që kanë humbur jetën në Gaza apo në fronte të tjera.

AA