Një grup protestuesish propalestinezë në disa raste e ndërprenë dëshminë e Sekretarit të Shtetit të ShBA-së Antony Blinken para panelit të Dhomës së Përfaqësuesve për tërheqjen kaotike të ShBA-së nga Afganistani.
Një protestues thirri: "Blinken i përgjakur" dhe "Kasapi i Gazës" ndërsa Blinken ishte duke folur në Kongres.
Një tjetër protestues mbante një pankartë me mesazhin “Stop bombardimit të fëmijëve” dhe thërriste “Stop vrasjes së fëmijëve në Gaza” dhe “Nuk e di si mund të fleni natën kur vrisni kaq shumë fëmijë në çadra”, protestuesi u arrestua dhe hequr nga salla.
Blinken vazhdoi dëshminë e tij pavarësisht ndërhyrjes.
ShBA-ja, si mbështetësi kryesor i Izraelit, siguron afër 70 për qind të armëve të Izraelit, me mbështetje të konsiderueshme diplomatike. Kjo mbështetje është vënë nën kritika në rritje për shkak të sulmeve gjithnjë e më brutale në Rripin e Gazës.
Forcat izraelite kanë vrarë më shumë se 44.800 njerëz, kryesisht gra dhe fëmijë, në Rripin e Gazës që nga 7 tetori i vitit të kaluar.
Gjykata Ndërkombëtare Penale muajin e kaluar lëshoi urdhra arresti për kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe ish-shefin e tij të mbrojtjes, Yoav Gallant, për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gaza. Izraeli gjithashtu përballet me akuza për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.