ShBA-ja, veto rezolutës së KS-OKB-së që kërkonte armëpushim në Gaza      / Foto: AA

Shtetet e Bashkuara kanë vendosur veto ndaj një rezolute të Këshillit të Sigurimit të OKB-së që do të kërkonte armëpushim të menjëhershëm në pushtimin e Gazës së rrethuar nga Izraeli, duke izoluar diplomatikisht Uashingtonin që mbron Izraelin.

Zëvendëspërfaqësuesi i Shteteve të Bashkuara në OKB, Robert Wood, tha të premten se rezoluta ishte "e shkëputur nga realiteti" dhe "nuk do të kishte lëvizur gjilpërën përpara në terren".

Trembëdhjetë anëtarë të Këshillit të Sigurimit votuan në favor të një projektrezolute të shkurtër, të paraqitur nga Emiratet e Bashkuara Arabe, ndërsa Britania abstenoi. ShBA-ja ishte e vetmja votë kundër, por që vlen si veto për ta rrëzuar rezolutën.

Votimi erdhi pasi Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres bëri një lëvizje të rrallë të mërkurën duke paralajmëruar zyrtarisht këshillin prej 15 anëtarësh për një kërcënim global nga lufta dymujore e Izraelit.

TRT Balkan / agjencitë