Policia në ShBA-së arrestoi 70 protestues propalestinezë të cilët hynë në hollin e konsullatës izraelite në San Francisco dhe të cilët kërkuan armëpushim në Rripin e Gazës.
Protestuesit u mblodhën para konsullatës izraelite në San Francisco dhe kërkuan armëpushim në Rripin e Gazës duke mbajtur pankarta me mbishkrimet si "Antisionizmi nuk është antisemitizëm" dhe "Palestina e lirë nga lumi në det".
Një pjesë e protestuesve që brohoritën me sloganet "Palestina e Lirë" e lidhën veten pas dyerve.
Policia e San Franciscos njoftoi se ka arrestuar 70 persona që hynë në holl dhe refuzuan të dalin nga ndërtesa.
TRT Balkan / agjencitë