Sekretari i Mbrojtjes së ShBA-së, Lloyd Austin, në një bisedë telefonike me ministrin izraelit të Mbrojtjes, Yoav Gallant, diskutoi për situatën në Rripin e Gazës, transmeton Anadolu.
Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Mbrojtjes (Pentagon) gjenerali Pat Ryde në një deklaratë me shkrim lidhur me bisedën telefonike Austin-Gallant tha se palët diskutuan për situatën në Gaza dhe rritjen e ndihmave humanitare për rajonin.
Austin inkurajoi qeverinë izraelite për rihapjen sërish të pikës kufitare Rafah dhe përfundimin e bisedimeve me Egjiptin për të rifilluar rrjedhën e ndihmave humanitare përmes pikës kufitare Kerem Abu Salem.
Sekretari amerikan i Mbrojtjes shprehu nevojën për krijimin e një mekanizmi efektiv i cili do të ndajë nga njëri tjetri operacionet e ndihmës humanitare dhe operacionet ushtarake në Gaza.
Gjatë bisedës u përsërit sërish angazhimi i SHBA-së për mbështetje ndaj Izraelit.
Austin rikujtoi se ShBA-ja kundërshton kërkesën e kryeprokurorit të Gjykatës Ndërkombëtare Penale (GjNP), Karim Khan për urdhërarrest ndaj liderëve izraelitë.