Shefi i UNRWA-s: Gaza ka nevojë për ndërhyrje urgjente humanitare /             Foto: AA

Shefi i Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Ndihmën e Refugjatëve Palestinezë në Lindjen e Mesme (UNRWA), Philippe Lazzarini, deklaroi se UNRWA po punon për mbrojtjen e të drejtave legjitime të palestinezëve në kuadër të ligjit ndërkombëtar dhe theksoi se ata kanë nevojë për "ndihmë humanitare urgjente në Rripin e Gazës".

Lazzarini foli në Kajro në Konferencën Ministrore për forcimin e ndërhyrjes humanitare në Gaza.

Duke iu referuar situatës në Rripin e Gazës, ku Izraeli po kryen sulmet e tij prej 14 muajsh, Lazzarani theksoi nevojën për ndërhyrje urgjente humanitare.

“UNRWA vepron në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe të drejtën ndërkombëtare humanitare dhe punon për të mbrojtur të drejtat legjitime të popullit palestinez”, tha Lazzarini.

Ai bëri thirrje Izraelit që të tërheq ndalesën për aktivitetet e UNRWA.

Më 28 tetor, parlamenti izraelit miratoi një projektligj që ndalon aktivitetet e UNRWA në territoret e pushtuara palestineze.

AA