Shënjestrohen sërish gazetarët, shkon në 152 numri i gazetarëve të vrarë

Shënjestrohen sërish gazetarët, shkon në 152 numri i gazetarëve të vrarë

Gazetari që ka humbur jetën është Salim Al-Sharafa, i cili raportonte për televizionin Al-Aqsa.
Shënjestrohen sërish gazetarët, shkon në 152 numri i gazetarëve të vrarë / Photo: AA

Numri i gazetarëve të vrarë në sulmet izraelite që nga 7 tetori 2023 e deri më tani është rritur në 152, ka njoftuar qeveria në Rripin e Gazës.

Në një deklaratë me shkrim nga Zyra për media e qeverisë thuhet se gjatë sulmit të ushtrisë izraelite ka humbur jetën edhe një gazetar tjetër.

Theksohet se gazetari që ka humbur jetën është Salim Al-Sharafa i cili punonte për televizionin Al-Aqsa.

Në deklaratë vihet në dukjet se është rritur në 152 numri i gazetarëve të vrarë në sulmet izraelite të filluara më 7 tetor 2023.

TRT Balkan / agjencitë