Numri i palestinezëve që humbën jetën në sulmet e ushtrisë izraelite në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023, ku shkaktoi fatkeqësi humanitare duke lënë njerëzit të uritur e të etur dhe duke penguar mbërritjen e ndihmave është rritur në 32.552. Në një deklaratë me shkrim të Ministrisë palestineze të Shëndetësisë në Gaza, jepet informacion për sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që vazhdojnë prej 174 ditësh.
Në 24 orët e fundit, 62 palestinezë të tjerë kanë humbur jetën dhe 91 janë plagosur në sulmet e forcave izraelite kundër Rripit të Gazës.
Raportohet se numri i numri i të plagosurve është rritur në 74.980.
Në deklaratë theksohet se ende ka trupa nën rrënoja dhe buzë rrugës, por, për shkak të pengesës së forcave izraelite, ekipet mjekësore dhe zyrtarët e Mbrojtjes Civile nuk kanë mundur të arrijnë tek trupat.