Shkon në 33.207 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza / Photo: AA

Që nga 7 tetori 2023, numri i personave që humbën jetën në sulmet e kryera nga ushtria izraelite në Rripin e Gazës është rritur në 33.207.

Në një deklaratë të dhënë së fundmi nga Ministria palestineze e Shëndetësisë në Gaza është dhënë informacion mbi sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës, që vazhdojnë prej 185 ditësh.

Ministria raporton se gjatë 24 orëve të fundit nga sulmet e ushtrisë izraelite në Rripin e Gazës mbetën të vrarë 32 palestinezë, ndërsa 47 të tjerë u plagosën.

Numri i personave të vrarë në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori u rrit në 33.207 dhe numri i të plagosurve u rrit në 75.933, njoftohet në deklaratë.

Sipas Ministrisë, mendohet se ende ka trupa të pajetë nën rrënoja dhe përreth rrugëve, por për shkak të pengesës së ushtarëve izraelitë ekipet mjekësore dhe zyrtarët e Mbrojtjes Civile nuk kanë mundur të arrijnë tek trupat.

AA