Është rritur në 43.922 numri i palestinezëve të vrarë në sulmet e ushtrisë izraelite që nga 7 tetori i vitit 2023 në Rripin e Gazës. Ministria e Shëndetësisë në Gaza nëpërmjet një komunikate ndau informacionet e fundit lidhur me viktimat në gjenocidin që Izraeli po e vazhdon prej 409 ditësh në Rripin e Gazës.
Në "katër masakra" që ushtria izraelite ka kryer në 24 orët e fundit ndaj zonave të ndryshme të Gazës, janë vrarë 76 palestinezë, ndërsa 158 të tjerë janë plagosur.
Në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023, numri i palestinezëve të vrarë ka arritur në 43.922, ndërsa i të plagosurve në 103.898.
Gjithashtu, në njoftim thuhet se nën rrënoja dhe përreth rrugëve ende ka kufoma të të vrarëve ndërsa ekipet shëndetësore dhe të Mbrojtjes Civile nuk kanë mundur të mbërrijnë tek trupat për shkak të pengesave nga forcat izraelite.