Shqipëria dhe Kosova dënojnë sulmin e Iranit ndaj Izraelit / Photo: AA

Shetiti shqiptar e dënon ashpër sulmin e Iranit ndaj Izraelit, pasi ky i fundit është një kërcënim për të gjithë rajonin, shkruan në reagimin e tij Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani.

Sipas Hasanit ky sulm ka prirje të dukshme për të sjellë paqëndrueshmëri dhe shkatërrim në Lindjen e Mesme.

“Shqiptarët në rajon këshillohen të ndjekin udhëzimet e autoriteteve lokale për përditësimet e sigurisë publike dhe të kontaktojnë ambasadat tona për ndihmë”, tha Hasani në X.

Ndërkohë, edhe kryeministri kosovar ka dënuar sulmin e fundit të Iranit ndaj Izraelit, duke thënë se veprimi është i paprecedentë dhe mund të shkaktojë destabilizimin e të gjithë rajonit.

Kurti në reagimin e tij në X u shpreh se, “Tani, më shumë se kurrë, bota duhet t'i japë përparësi përfundimit të armiqësive dhe nxitjes së paqes së qëndrueshme.”

Ditë më parë këto zhvillime i paralajmëroi kryediplomati i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani i cili iu apeloi qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut që të shmangin udhëtimet që nuk janë të domosdoshme në Izrael, Iran, Liban dhe territoret palestineze.

TRT Balkan / agjencitë