Siri: Në një sulm ajror rus në rrethinën e Halepit humbën jetën 4 civilë. / Foto: AA

Të paktën katër civilë kanë humbur jetën dhe 21 të tjerë janë plagosur në një sulm të avionëve luftarakë rusë në rrethin Daret Izze në perëndim të Halepit, në veri të Sirisë.

Sipas informacioneve të marra nga Observatori i Opozitës për Avionët, avionët luftarakë rusë që u ngritën nga baza Hmeymim në provincën Latakia kryen sulme ajrore në mesditë në Daret Izze.

Sipas burimeve të Mbrojtjes Civile (Helmetat e Bardha), në këto sulme kanë humbur jetën katër civilë, ndërsa 21 persona janë plagosur, përfshirë shtatë fëmijë.

Prej dy ditësh po vazhdojnë përleshjet midis regjimit të Bashar al-Assadit dhe grupit të armatosur antiregjim "Tahrir Sham" (HTS) në Halep dhe Idlib.

TRT Balkan / agjencitë