Ushtria izraelite ka vrarë shumë palestinezë në sulmet që ajo vazhdoi ndaj Rripit të Gazës gjatë gjithë natës.
Sipas agjencisë zyrtare palestineze të lajmeve WAFA, gjashtë persona u vranë dhe shumë të tjerë u plagosën si pasojë e bombardimit që kreu ushtria izraelite ndaj dy shtëpive në kampin e refugjatëve Nuseirat në pjesën qendrore të Rripit të Gazës.
Tre persona u vranë dhe shumë të tjerë u plagosën si pasojë e bombardimit nga avionët luftarakë izraelitë të një shtëpie në qytetin Khan Younis në jug të Gazës.
Ushtria izraelite goditi me zjarr artilerik disa lagje në qytetin e Gazës si dhe disa zona në lindje të Khan Younis. Forcat izraelite sulmuan në mënyrë intensive me bomba me fosfor qendrën e kampit të refugjatëve Al-Jabalia në veri të Rripit të Gazës.
Ekipet e Mbrojtjes Civile theksojnë se për shkak të sulmeve të ushtrisë izraelite, shumë të vrarë dhe të plagosur kanë mbetur nën rrënoja dhe se është e vështirë nxjerrja e tyre nga rrënojat.
Njoftohet se forcat izraelite në Rripin e Gazës kanë arrestuar 35 punonjës shëndetësie, përfshirë mjekë dhe punonjës të ambulancës.