Varkat e vogla të quajtura kajuko praktikisht janë zhdukur nga rruga e migrimit. Tani, emigrantët shpesh udhëtojnë me gomone të mbushura, të cilat janë edhe më të rrezikshme.     Foto:  Reuters

Qeveria e Ishujve Kanarie vlerëson se rreth 1.000 emigrantë kanë vdekur në Oqeanin Atlantik këtë vit, ndërsa përpiqeshin të arrinin në ishujt spanjollë, tha të enjten një këshilltar qeveritar.
Vdekjet e vlerësuara në vitin 2022 po i afrohen tashmë totalit të vitit 2021, kur 1.109 njerëz humbën jetën duke udhëtuar nga Afrika perëndimore për në ishujt spanjollë, sipas grupit të OKB-së për migrantët e zhdukur.
“Nuk e kemi kaluar ende periudhën më të vështirë të vitit”, tha Tsema Santana për gazetën spanjolle “El Pais”.
Vitin e kaluar, rreth 80 për qind e të gjitha ardhjeve të emigrantëve ndodhën midis shtatorit dhe nëntorit.
Në një konferencë për shtyp këtë javë, zëdhënësi i qeverisë së Ishujve Kanarie, Julio Perez, tha se situata ishte “shumë shqetësuese”.
Nga janari deri në gusht, 10.637 migrantë arritën me sukses në Ishujt Kanarie, që është 14 për qind më shumë se e njëjta periudhë e vitit 2021, sipas Ministrisë së Brendshme të Spanjës.
Megjithatë, numri i përgjithshëm i anijeve në hyrje u ul me 3.3 për qind. Kjo tregon për përkeqësimin e kushteve për transportin e emigrantëve.
Varkat e vogla të quajtura kajuko praktikisht janë zhdukur nga rruga e migrimit. Tani, emigrantët shpesh udhëtojnë me gomone të mbushura, të cilat janë edhe më të rrezikshme.
Më shumë njerëz po zgjedhin të udhëtojnë në distanca më të shkurtra, me 53 për të emigrantëve që udhëtojnë nga Maroku dhe veriu i Saharasë Perëndimore në ishujt Lanzarote dhe Fuerteventura. Sipas shifrave të Kryqit të Kuq, numri i emigrantëve nga rrugët më të gjata nga Mauritania, Senegali dhe qyteti i Dakhla po bie.
Shumica e emigrantëve janë nga Afrika Sub-Sahariane, veçanërisht nga Mali, Senegali dhe Bregu i Fildishtë.
Pothuajse një e treta e emigrantëve janë gra, tha Santana.

AA