Kryeministri i Britanisë së Madhe Keir Starmer i ka thënë presidentit izraelit Isaac Herzog se duhet të ndërmerren "hapa të menjëhershëm" drejt një armëpushimi në luftën e Izraelit në Gaza.
"Kryeministri tha se duhet të ketë hapa të menjëhershëm drejt një armëpushimi, në mënyrë që pengjet të mund të lirohen dhe më shumë ndihma humanitare të mund të hyjë për ata që kanë nevojë urgjente", thuhet në njoftimin e zyrës së kryeministrit Starmer.
“Kryeministri përsëriti mbështetjen e tij të vazhdueshme për të drejtën e Izraelit për vetëmbrojtje në përputhje me ligjin ndërkombëtar”, thuhet në njoftim.
TRT Balkan / agjencitë