Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, bëri thirrje për zgjatjen e marrëveshjes për “pauzën humanitare” mes Hamasit dhe Izraelit.
Sot është dita e katërt dhe e fundit e pauzës humanitare të rënë dakord më parë në Rripin e Gazës.
“Unë mirëpres që marrëveshja midis Hamasit dhe Izraelit ka çuar në lirimin e pengjeve dhe dërgimin e më shumë ndihmave humanitare”, tha Stoltenberg në Bruksel.
Ai gjithashtu bëri thirrje për zgjatjen e pauzës humanitare.
"Kjo do të mundësonte ndihmën shumë të nevojshme për popullin e Gazës dhe lirimin e më shumë pengjeve," tha Stoltenberg.
Ai shtoi se "vuajtjet që kemi parë nënvizojnë nevojën për një zgjidhje të qëndrueshme politike".
TRT Balkan / agjencitë