Në shtetin amerikan të Floridës, Unioni Amerikan i Lirive Civile (ACLU) dhe një grup studentësh propalestinezë ngritën padi kundër guvernatorit të shtetit, Ron DeSantis dhe Universitetit të Floridës, për shkak se atyre iu privuan të drejtat për lirinë e shprehjes.
Sipas “The Hill”, padia është ngritur kundër vendimit të kancelarit të universitetit për “heqjen e anëtarësimit zyrtar të grupit” në atë institucion arsimor.
Vendimi i referohet grupit “Studentët për Drejtësi në Palestinë”.
ACLU pretendoi se liria e shprehjes është e drejtë kushtetuese e studentëve, por administrata e Universitetit të Floridës dhe Guvernatori DeSantis e shkelën këtë të drejtë.
"Grupet lokale të studentëve nuk mund të ndëshkohen për lidhjet e tyre me organizatat kombëtare, as autoritetet nuk mund të ndëshkojnë dhe censurojnë në mënyrë selektive grupet studentore për fjalime që nuk i pëlqejnë ose pajtohen", thanë ACLU dhe organizata studentore. “Studentët për Drejtësi në Palestinënë” në një deklaratë të përbashkët.
"Vendimi i guximshëm i një grupi studentësh për të kundërshtuar përpjekjen e qeverisë për të ndaluar grupin dërgon një mesazh të fortë. Censura në shkollat tona është krejtësisht antikushtetuese", thuhet në të.