Moti i ftohtë rekord u mat më 5 janar me -44,6 gradë Celsius në Vittangi në komunën Kiruna, njoftoi të martën Instituti Meteorologjik dhe Hidrologjik Suedez (SMHI).
Sverker Hellstrom, menaxher operacionesh në SMHI, tha se nuk e kishin publikuar njoftimin për të qenë të sigurt për temperaturën e ulët rekord.
Suedia regjistroi temperaturën e saj më të ulët ndonjëherë në vitin 1966 me -52.6C në rajonin Norrbotten.
TRT Balkan / agjencitë