Të paktën 12 persona, përfshirë gra dhe fëmijë, u vranë dhe 20 të tjerë u plagosën në sulmet ajrore të kryera herët të martën (9 maj) në Gaza nga ushtria izraelite, në bashkëpunim me Agjencinë e Brendshme të Inteligjencës - Shin Bet.
Brigada al-Quds, krahu i armatosur i Lëvizjes Xhihad Islamik, tha se tre nga anëtarët e saj, gratë dhe fëmijët e tyre u vranë në sulmet.
Midis tyre ishin udhëheqësi i lartë i grupit Tareq Izzeldeen, komandanti Khalil Bahitini dhe Jahed Ahnam, sekretar i përgjithshëm i këshillit ushtarak të grupit.
Lëvizja shprehu pikëllimin e saj për vdekjen e anëtarëve të saj.
Zëdhënësi i Xhihadit Islamik Tariq Silmi tha se "të gjitha opsionet dhe skenarët janë të hapura për forcat e rezistencës në përgjigje të mizorive të forcave okupuese".
“Rezistenca nuk do të ndalet derisa të përfundojë pushtimi”, tha Silmi.
Udhëheqësi i Hamasit, Ismail Haniyeh i bëri jehonë deklaratës së Silmit, duke thënë se Izraeli kishte bërë një gabim dhe do të paguante çmimin.
Më herët, ushtria njoftoi operacionin "Mburoja" dhe "Shigjeta" pas nisjes së sulmeve ajrore kundër objektivave të Xhihadit Islamik në Rripin e Gazës.