Të paktën 57 palestinezë u vranë dhe shumë të tjerë u plagosën në sulmet që Izraeli ka kryer gjatë 24 orëve të fundit në rajone të ndryshme të Rripit të Gazës.
Zëdhënësi i Administratës së Mbrojtjes Civile në Gaza, Mahmoud Basal, në një deklaratë me shkrim tha se 15 palestinezë u vranë në 6 sulme ajrore që ushtria izraelite kreu në veri të Gazës.
"Gjithashtu, 2 persona humbën jetën në dy sulme të kryera nga ushtria izraelite në qytetin e Gazës. Ndërsa 29 palestinezë humbën jetën në shumë sulme ajrore të Izraelit në Deir Al-Balah në pjesën qendrore të Rripit të Gazës", tha Basal.
Sipas tij, në këto sulme të Izraelit u plagosën edhe shumë persona të tjerë.
Trupat e 11 palestinezëve të vrarë në sulmet izraelite u gjetën në qytetin Rafah në jug të Rripit të Gazës.