Autoritetet në Gaza njoftuan të martën se 70 për qind e banorëve të Gazës janë "zhvendosur me forcë" nga shtëpitë e tyre për shkak të sulmeve të vazhdueshme izraelite.
Sipas të dhënave të fundit, popullsia e Gazës vlerësohet në 2,3 milionë.
Zyra për media e qeverisë me bazë në Gaza tha:
“Rreth 50 për qind e njësive të banimit në gjithë Gazën u dëmtuan nga sulmet izraelite dhe 10 për qind e njësive të banimit ose u shkatërruan plotësisht ose u bënë të papërdorshme”, njoftoi Zyra për media në Gaza.
Është raportuar se gjysma e spitaleve dhe 62 për qind e qendrave shëndetësore në Gaza nuk punojnë.
Ndërsa njoftohet se ushtria izraelite ka hedhur deri tani rreth 30 mijë tonë eksploziv në Gaza.
Izraeli nisi sulme ajrore dhe tokësore në Rripin e Gazës pas sulmit të 7 tetorit nga Hamasi.
Të paktën 10.022 palestinezë, duke përfshirë 4.104 fëmijë dhe 2.641 gra, janë vrarë në bombardimet izraelite në Rripin e Gazës. Sipas të dhënave zyrtare, numri i të vdekurve në Izrael është rreth 1.600.