Të paktën 25 persona u vranë në një sulm ajror izraelit të martën në një shkollë ku strehoheshin persona të zhvendosur në Gazën jugore, sipas autoriteteve mjekësor mjekëve.
Ushtria izraelite kreu masakrën në shkollën Al-Awda në qytetin Abasan, në lindje të Khan Younis, tha në një deklaratë Ministria e Shëndetësisë e Gazës.
Numri i të plagosurve ka kaluar 53, me disa në gjendje të rëndë dhe kritike, thuhet në deklaratë.
Më herët, ministria tha se ushtria izraelite “ka kryer një masakër të tmerrshme kundër qytetarëve të zhvendosur duke synuar portën e një shkolle që strehon njerëzit e zhvendosur në Abasan, duke rezultuar në vdekjen e 19 palestinezëve”.
TRT Balkan / agjencitë