Të krishterët që jetojnë në Gaza po festojnë Krishtlindjet e tyre të dyta nën sulmet izraelite që kanë vazhduar që nga tetori i vitit të kaluara.
Pavarësisht sulmeve të përditshme izraelite, besimtarët e krishterë ndoqën të martën meshën e Krishtlindjeve në Kishën e Familjes së Shenjtë dhe fëmijët ishin veçanërisht të lumtur për festën.
Si të gjithë banorët e tjerë të Gazës, të krishterët luftojnë çdo ditë për t'u mbijetuar sulmeve brutale, por edhe urisë, të ftohtit dhe shumë sëmundjeve.
Këtë herë, me rastin e Krishtlindjeve, të gjithë së bashku u lutën për paqe në Kishën e Familjes së Shenjtë, ndërsa rreth objektit të faljes u vendosën dekorata për Krishtlindje për të festuar të paktën disi këtë festë pavarësisht luftës në Gaza.
Besimtarët e mbledhur i bënë thirrje botës që të bëjë shumë më tepër për të ndalur sulmet izraelite në Gaza dhe për të jetuar më në fund në paqe.
Sulmet izraelite në Rripin e Gazës që nga 7 tetori i vitit të kaluar kanë vrarë më shumë se 45.300 palestinezë dhe kanë plagosur rreth 107.760 të tjerë.