Të krishterët që jetojnë në provincën Hama të Sirisë thonë se forcat e regjimit të Asadit në masakrën në shkurt të vitit 1982 i kanë shënjestruar të gjithë pa bërë dallim, myslimanë apo të krishterë.
Duke përdorur si justifikim Organizatën e Vëllazërisë Muslimane, forcat e regjimit Baath shënjestruan edhe të krishterët në masakrën që ata kryen në Hama në shkurt të vitit 1982.
Gjatë masakrës 26-ditore, u dëmtuan shumë shtëpi, vende pune dhe objekte kulti që u përkisnin të krishterëve, numri i të cilëve vlerësohet të jetë nga 5 deri në 10 mijë.
Kisha "Seyyidet Duhul" e cila u ndërtua në shekullin e 5-të, u shkatërrua me tonelata bomba. "Seyyidet Duhul" një nga tre kishat e shkatërruara në masakër, u restaurua në vitin 1993 me mbështetjen e donatorëve.