Të paktën 90 palestinezë të tjerë u vranë në sulmet izraelite në Rripin e Gazës në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin e të vrarëve që nga fillimi i sulmeve më 7 tetor të vitit të kaluar në 29.782.
Forcat izraelite kanë kryer sulme brutale në Rripin e Gazës të bllokuar për 143 ditë, duke lënë popullatën pa ushqim, ujë dhe nevoja të tjera elementare.
Ministria e Shëndetësisë në Gaza njoftoi se në 24 orët e fundit, 90 palestinezë të tjerë u vranë në sulmet izraelite në Gaza dhe se 164 të tjerë u plagosën.
Kështu, bilanci i viktimave që nga fillimi i sulmeve izraelite është rritur në 29.782 të vrarë dhe 70.043 të plagosur.
Në deklaratë thuhet se, për shkak të sulmeve të vazhdueshme izraelite, autoritetet në Gaza ende nuk janë në gjendje të kenë qasje në të gjitha rrënojat dhe të mbledhin trupat e të gjithë të vrarëve.