Të paktën 33 të vrarë nga operacioni izraelit në Bregun Perëndimor verior

Të paktën 33 të vrarë nga operacioni izraelit në Bregun Perëndimor verior

Mes viktimave 7 fëmijë, 2 të moshuar, thotë Ministria e Shëndetësisë.
Të paktën 33 të vrarë nga operacioni izraelit në Bregun Perëndimor verior / Photo: AA

Të paktën 33 palestinezë janë vrarë dhe 140 të tjerë janë plagosur në një operacion të madh ushtarak izraelit në Bregun Perëndimor verior që nga java e kaluar, tha të mërkurën Ministria e Shëndetësisë.

“Shtatë fëmijë dhe dy të moshuar ishin në mesin e viktimave, ndërkaq numri më i lartë i vdekjeve u regjistrua në qytetin Jenin me 19 viktima, tha ministria në një deklaratë.

Ushtria izraelite javën e kaluar nisi operacionin e saj më të madh ushtarak në Bregun Perëndimor verior në dy dekada, duke shkaktuar shkatërrime masive në zonë. Kryetari i bashkisë së Jeninit, Nidal al-Obaidi, të mërkurën e shpalli qytetin verior të Bregut Perëndimor një "zonë katastrofe” ndërsa ushtria izraelite vazhdonte operacionet e saj atje.

“Ushtria izraelite po vazhdon ta shkatërrojë infrastrukturën në Jenin dhe kampin e saj”, tha ai për Anadolu.

Tensioni ka qenë i lartë në gjithë Bregun Perëndimor të pushtuar, ndërsa Izraeli vazhdon përpara me sulmin e tij brutal në Rripin e Gazës, i cili ka vrarë më shumë se 40.800 palestinezë, kryesisht gra dhe fëmijë, që nga 7 tetori i vitit të kaluar.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, të paktën 685 njerëz janë vrarë dhe më shumë se 5.700 janë plagosur nga zjarret izraelite në Bregun Perëndimor, sipas Ministrisë së Shëndetësisë.

Përshkallëzimi pasoi një opinion historik nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë më 19 korrik që shpalli të paligjshëm pushtimin prej dekadash të tokës palestineze nga Izraeli dhe kërkoi evakuimin e të gjitha vendbanimeve në Bregun Perëndimor dhe Jerusalemin Lindor.

AA