Të paktën 59 emigrantë humbin jetën nga fundosja e varkës në bregdetin grek / Foto: AA - ilustrim

Të paktën 59 emigrantë kanë humbur jetën në jugperëndim të Greqisë pasi varka e peshkimit që përdornin për transport është fundosur.

Siç raporton transmetuesi shtetëror ‘ERT’, mbi 100 emigrantë të tjerë në varkë u shpëtuan pas fundosjes që ndodhi afër 86 kilometër në jugperëndim të qytetit Pylos.

Thuhet se varka ishte nisur nga rajoni Tobruk në verilindje të Libisë, që ndodhet përtej Detit Mesdhe në një distancë prej mbi 300 milje detare, duke u drejtuar drejt Italisë ku u fundos në ujërat ndërkombëtare.

Autoritetet greke u sinjalizuan për fundosjen e anijes së peshkimit nga roja bregdetare italiane, duke nisur më pas një mision të madh të kërkim-shpëtimit që është në zhvillim e sipër.

Gjashtë anije të rojës bregdetare aktualisht po marrin pjesë në operacion, së bashku me një helikopter të forcave ajrore, një fregatë të marinës dhe disa varka private.

Emigrantët e shpëtuar janë transportuar në Kalamata, rreth 40 kilometra në verilindje të qytetit Pylos, ndërsa spitalet në zonë janë në gatishmëri.


AA