ShBA-ja mirëpret takimin Erdoğan-Mitsotakis / Foto: AA

Departamenti i Shtetit të ShBA-së tha se ka mirëpritur takimin e zhvilluar mes presidentit të Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan dhe kryeministrit të Greqisë, Kyriakos Mitsotakis.

Në deklaratën për AA, një zëdhënës i Departamentit të Shtetit tha se "ShBA-ja ka mirëpritur me shumë kënaqësi takimin mes presidentit turk, Erdoğan dhe kryeministrit grek, Mitsotakis".

"ShBA-ja mbështet bisedimet dypalëshe në çdo nivel që Greqia dhe Türkiye po punojnë së bashku në çështjen e rritjes së paqes, sigurisë dhe prosperitetit në rajon", thuhet në deklaratë.

Presidenti Erdoğan dje vizitoi Athinën dhe me Mitsotakisin nënshkroi marrëveshje në kuadër të Këshillit të Bashkëpunimit të Nivelit të Lartë.

Liderët e dy vendeve në konferencën e përbashkët për media dhanë mesazhin për avancimin e dialogut dhe bashkëpunimit.

AA