Tel Aviv, protestë para hotelit ku qëndron Antony Blinken / Photo: AA

Një grup qytetarësh, përfshirë familjet e të burgosurve izraelitë në Gaza, dolën në rrugë dhe shprehën pakënaqësinë e tyre për dështimin e arritjes së marrëveshjes. për shkëmbimin e të burgosurve dhe një armëpushim në Gaza.

Një grup protestuesish u mblodhën të martën në Tel Aviv, kryeqyteti i Izraelit, para hotelit ku po qëndron sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken, raporton Anadolu.

Blinken ndodhet në një vizitë zyrtare në Izrael dhe një grup qytetarësh, përfshirë familje të të burgosurve izraelitë në Gaza, dolën në rrugë dhe shprehën pakënaqësinë e tyre për dështimin e arritjes së një marrëveshjeje për shkëmbimin e të burgosurve dhe armëpushimin.

Të mbledhurit shfaqën pankarta "Marrëveshja për shkëmbimin e të burgosurve, tani", "Stop luftën", "Armëpushimi", mbanin flamuj amerikanë dhe foto të qytetarëve izraelitë të kapur në Gaza.


TRT Balkan / agjencitë