Telekomunikacioni i Gazës: Interneti u ndërpre sërish.    /Foto: AA

Shërbimet e telekomunikacionit dhe internetit janë ndërprerë sërish në Gaza, ka bërë të ditur kompania palestineze e telekomit Paltel.

“Me keqardhje njoftojmë një ndërprerje të plotë të të gjitha komunikimeve dhe shërbimeve të internetit me Gazën për shkak të ndërprerjes sërish të rrugëve ndërkombëtare që ishin rilidhur më parë”, thonë në një njoftim të shkurtër në rrjetin social X.

Të dielën, kompania njoftoi se shërbimet e telekomunikacionit dhe të internetit ishin rivendosur gradualisht në Gaza. Numri i palestinezëve të vrarë në sulmet izraelite në Rripin e Gazës bazuar në të dhënat e ministrisë së Shëndetësisë së Palesitnës është rritur në 8.525.

“Midis viktimave janë 3.542 fëmijë dhe 2.187 gra, ndërsa 21.543 persona u plagosën”, tha zëdhënësi i ministrisë Ashraf al-Qudra në një konferencë për shtyp në qytetin e Gazës.

Ai tha se ministria kishte marrë raporte për 2.000 njerëz ende të bllokuar nën rrënoja, duke përfshirë 1.100 fëmijë.

Ushtria izraelite ka zgjeruar sulmet ajrore dhe tokësore në Rripin e Gazës, i cili ka qenë nën bombardime të pamëshirshme që nga sulmi i befasishëm i Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor.

Më shumë se 1.538 izraelitë u vranë në sulmet e Hamasit.

TRT Balkan / agjencitë