Në tërmetin me fuqi prej 5.9 ballë sipas shkallës së Rihterit që goditi pjesën lindore të Afganistanit humbën jetën të paktën 280 persona.
Lëkundjet e tokës u ndjenë në rrethet Barmala, Ziruk, Naka dhe Gayan, në provincën Paktika, në kufi me Pakistanin, njoftoi agjencia e lajmeve Bakhtar.
Të paktën 595 persona u plagosën.
Zyrtarët afganë kanë frikë se numri i viktimave mund të rritet.
AA