Trupat e dhjetëra palestinezëve që u kapën dhe më pas u vranë nga ushtria izraelite u dorëzuan në Rripin e Gazës.
Ministria e Shëndetësisë në Gaza mori trupat e palestinezëve të vrarë nga forcat izraelite në pikën kufitare Kerem Shalom në pjesën jugore të Rripit të Gazës, raporton gazetari i AA-së.
Ministria e Vakëfeve dhe e Çështjeve Fetare është përgjegjëse për varrosjet në varreza masive.
“Kombet e Bashkuara na informuan paraprakisht për mbërritjen e një numri të caktuar trupash të dëshmorëve tanë në Rripin e Gazës, dhe vlerësohet se janë rreth 80 trupa”, tha Marwan Al-Hams, drejtori i Spitalit në qytetin Rafah, Mohammed Yousef El-Naja.
Ai tha se kufomat janë dorëzuar në një kontejner dhe se mes tyre ka të plota, por edhe të paplota dhe se disa tashmë janë në fazën e dekompozimit.
Al-Hams tha se trupat do të varroseshin dhe krimi do të dokumentohej përmes ministrive përkatëse të shëndetësisë dhe drejtësisë.
Autoritetet në Gaza hapën varre masive për të varrosur këta trupa, gjë që do të ndodhë pas identifikimit dhe regjistrimit.