Ministri i Punëve të Jashtme i Türkiyes, Hakan Fidan, zhvilloi një bisedë telefonike me homologun e tij rus, Sergey Lavrov, të cilit i tha se Ankaraja dënon "sulmin e tmerrshëm terrorist" në rajonin e Moskës.
Sipas burimeve diplomatike turke, Fidan në bisedën telefonike thekksoi se Türkiyes e dënon rastin dhe i përcolli ngushëllimet kombit dhe qeverisë ruse.
Përpos kësaj, Ministria e Jashtme e Türkiyes tha në një deklaratë: "Me pikëllim të madh mësuam për shumë vdekje dhe plagosje që rezultuan nga sulmi në një sallë koncertesh në Moskë këtë mbrëmje".
Komiteti Hetuesi Rusisë njoftoi se të paktën 93 persona humbën jetë dhe 145 të tjerë u plagosën gjatë të shtënave në një sallë koncertesh pranë Moskës.
Incidenti ndodhi në Krasnogorsk, një nga qendrat administrative të rajonit të Moskës, ku grupi muzikor Picnic po performonte në Crocus City Hall, sipas informacioneve paraprake. Artistët nuk u lënduan në sulm, thanë autoritetet ruse.
Më vonë u raportua edhe një shpërthim në vendngjarje, duke shkaktuar një zjarr të madh.
Ministria ruse e Emergjencave tha se rreth një e treta e ndërtesës ishte përfshirë nga flakët, ndërsa disa helikopterë po punonin për shuarjen e flakëve.