Türkiye do ta dërgojë në Kuvend Protokollin Qasës për pranimin e Suedisë në NATO dhe thotë se do të punojë për ratifikimin e tij. Kjo u bë e ditur pas takimit trilateral mes Presidentit turk Recep Tayyip Erdoğan, Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg dhe kryeministrit suedez Ulf Kristersson, para Samitit të NATO-s në Vilnius.
Në deklaratën e përbashkët pas takimit trilateral thuhet se “Suedia nënvizon se nuk do të mbështesë organizatat terroriste YPG/PYD dhe FETO”.
Gjithashtu, Suedia është pajtuar të mbështesë aktivisht procesin eurointegrues të Türkiyes, përfshirë përditësimin e Unionit të Doganave dhe liberalizimin e vizave.
Në takimin trilateral u dakordua të punohet edhe drejt eliminimit të sanksioneve dhe heqjen e pengesave në tregtinë e mbrojtjes dhe investimet mes aleatëve të NATO-s.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg njoftoi gjithashtu se NATO-ja për herë të parë do të sjellë postin e Koordinatorit Special Kundër Terrorizmit.
Epilogun e takimit trilateral e përshëndeti edhe presidenti amerikan Joe Biden. Ai tha se është i gatshëm të punojë me Presidentin Erdoğan dhe Türkiyen "për të përforcuar mbrojtjen dhe parandalimin në zonën euro-atlantike".