Një udhëheqës palestinez i lidhur me Hamasin në Bregun Perëndimor të pushtuar ka ndërruar jetë në burgjet izraelite përderisa ka qëndruar në paraburgim, sipas një organi qeveritar palestinez. Vdekja sipas tyre ka ndodhur pas një përkeqësimit të ndjeshëm të shëndetit të tij.
Mustafa Muhammad Abu Ara, 63 vjeç, ndërroi jetë pasi u transferua në një spital nga burgu Ramon në jug të Izraelit, tha në një deklaratë Komisioni Palestinez për Çështjet e të Burgosurve.
“Para arrestimit, ai vuante nga probleme të rënda shëndetësore dhe kishte nevojë për një përcjellje intensive mjekësore. Mirëpo, që nga momenti i arrestimit, Shejh Abu Ara, si të gjithë të burgosurit, është përballur me krime të paprecedentë... që nga fillimi i luftës të shfarosjes”, deklaroi Komisioni Palestinez për Çështjet e të Burgosurve.
Ndryshe, lufta e Izraelit në Gaza, tani në ditën e saj të 294-të, ka vrarë të paktën 39.175 palestinezë – shumica prej tyre gra dhe fëmijë – dhe ka plagosur 90.403 të tjerë, me mbi 10.000 që vlerësohet të jenë të varrosur nën rrënoja.