Numri i viktimave nga sulmi i Rusisë ndaj Dnipros të dielën është rritur në 35, njoftoi guvernatori i rajonit Dnipropetrovsk, Valentyn Mykhaylovych Reznichenko. Ai shtoi se në mesin e viktimave janë edhe dy fëmijë.
Sipas njoftimit, 39 njerëz janë shpëtuar nga gërmadhat, ndërsa 75 persona, përfshirë 14 fëmijë, janë lënduar gjatë sulmit.
“Mbetet i panjohur fati i 35 banorëve të tjerë të ndërtesës. Kërkimi për njerëz nën gërmadha vazhdon”, shkruan Reznichenko.
Një nga raketat ruse goditi një ndërtesë banesash 9-katëshe në qytetin lindor ukrainas Dnipro gjatë fundjavës.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy akuzoi Rusinë për sulmin dhe tha se po vazhdojnë punimet për rritjen e sanksioneve ndaj Moskës.
Lufta në Ukrainë po vazhdon me luftime të ashpra në rajonin e Donbasit, përfshirë zonat Soledar dhe Bakhmut.