UNICEF-i: Armëpushim në Gaza që t'u jepen fund kapitujve më të errët / Foto: AA

Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF) tha se armëpushimi në Rripin e Gazës duhet të jetë thelbësor dhe jo simbolik për t'u dhënë fund "kapitujve më të errët" të njerëzimit.

“Situata në Gaza ka tejkaluar kapitujt më të errët të njerëzimit. Njerëzimi duhet të shkruajë urgjentisht një kapitull tjetër”, tha zëdhënësi i UNICEF-it, James Elder, në një konferencë shtypi në Gjenevë.

Ai tha se është e nevojshme të lirohen të gjithë të burgosurit dhe se banorët e Rripit të Gazës duhet të lejohen të jetojnë.

Ai paralajmëroi se UNICEF-i dhe organizatat e tjera po vazhdojnë të përballen me pengesa të mëdha në dërgimin e ndihmave humanitare për banorët e Gazës, të cilët janë vetëm dhjetë minuta larg pikës kufitare Erez.

"Kriza humanitare mund të rikthehet brenda pak ditësh, por përpjekjet tona të ndihmës po pengohen," tha Elder.

Këshilli i Sigurimit i OKB-së miratoi dje një rezolutë që kërkon një armëpushim të menjëhershëm në Gaza gjatë Ramazanit, lirimin e të burgosurve dhe rrjedhjen e ndihmave humanitare.

AA