UNICEF-i: Në Gaza janë vrarë mbi 13 mijë fëmijë / Foto: AA

Zëdhënësi i Fondit të OKB-së për Fëmijët (UNICEF), James Elder, tha se mbi 13 mijë fëmijë janë vrarë nga sulmet e Izraelit në Gaza.

Përmes platformës së medias sociale X, Elder bëri një postim lidhur me vdekjet e fëmijëve në Gaza e cila ndodhet nën sulmet intensive dhe bllokadën e Izraelit.

"Në Gaza janë vrarë mbi 13 mijë fëmijë", deklaroi zëdhënësi Elder i cili përsëriti thirrjen e tij për sigurimin e armëpushimit.

Mbi 31.700 palestinezë janë vrarë që nga fillimi i sulmeve izraelite ndaj Gazës.

Sipas Kombeve të Bashkuara, lufta izraelite ka shkaktuar zhvendosjen e brendshme të 85 për qind të popullsisë së Gazës mes një bllokade të shumicës së ushqimeve, ujit të pastër dhe ilaçeve.

Po ashtu, 60 për qind e infrastrukturës së enklavës është dëmtuar ose shkatërruar.

Izraeli akuzohet për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, e cila në një vendim të përkohshëm në muajin janar urdhëroi Tel Avivin të sigurojë që forcat e tij të mos kryejnë akte gjenocidi dhe të garantojë që ndihma humanitare të ofrohet për civilët në Gaza.

Armiqësitë kanë vazhduar të pandërprera, megjithatë, dhe dërgesat e ndihmave mbeten mjerisht të pamjaftueshme për të trajtuar katastrofën humanitare.

AA