Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF) njoftoi se rreth 840 mijë fëmijë në Nigeri janë zhvendosur për shkak të përmbytjeve të shkaktuara nga shirat e dendur.
Në një deklaratë nga Zyra e UNICEF-it në Nigeri thuhet se nga përmbytjet e shkaktuara nga shirat e dendur janë prekur fëmijët, shumica e të cilëve janë të pambrojtur.
"Si pasojë e përmbytjeve janë zhvendosur rreth 840 mijë fëmijë ndërsa mbi 1.5 milion fëmijë ndodhen në rrezik", thuhet në deklaratë.
Në përmbytjet e shkaktuara nga shirat që vazhdojnë në Nigeri që nga muaji maj e deri më tani, kanë humbur jetën mbi 600 persona ndërsa mbi 1.3 milion të tjerë janë zhvendosur.
Ekspertët për ndryshimet klimatike dhe mjedisin kanë paralajmëruar se 53 milionë njerëz në vend ndodhen përballë rrezikut të përmbytjeve.
10 Nën 2022
UNICEF: Për shkak të përmbytjeve në Nigeri janë zhvendosur 840 mijë fëmijë
Në një deklaratë nga Zyra e UNICEF-it në Nigeri thuhet se nga përmbytjet e shkaktuara nga shirat e dendur janë prekur fëmijët, shumica e të cilëve janë të pambrojtur.
AA
Lajme të ngjashme
RAPORT: Një miliard fëmijë janë në rrezik shkaku i ndryshimeve klimatike
Efektet shkatërruese të pandemisë Covid-19 kanë çuar në humbjen e deri në 286.000 jetëve të fëmijëve nën moshën 5 vjeç, për shkak të ndërprerjeve të rënda në dërgimin e ushqimit, ilaçeve, mbyllja e klinikave dhe vonesat në programet e vaksinimit.
Artikujt në këtë kategori
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore