UNRWA-ja: Njerëzit në Gaza po vdesin para syve të botës        / Foto: AA

Agjencia e OKB-së për Refugjatët Palestinezë në Lindjen e Afërt (UNRWA) njoftoi se njerëzit vazhdojnë të vdesin para syve të botës në katastrofën e pashembullt që përjetohet në Rripin e Gazës ku Izraeli ka detyruar popullatën në uri të skajshme dhe pa ujë.

Në një postim nga llogaria e saj në rrjetin sociale X, UNRWA-ja tërhoqi vëmendjen mbi urinë dhe krizën humanitare që po thellohet çdo ditë e më shumë në Rripin e Gazës që ndodhet në bllokadën dhe sulmet e Izraelit.

"Një katastrofë e pashembullt po përjetohet para syve tanë në Gaza. Çdo orë që kalon po bëhet edhe më e pashpresë në Gazën e rrethuar. Njerëzit në Gaza po vdesin para syve të botës", theksohet në postim.

Në një komunikatë të publikuar dy ditë më parë nga UNRWA-ja thuhej se "Nevojat e mëdha humanitare të më shumë se 2 milionë njerëzve në Gaza ndodhen përballë rrezikut të thellimit të mëtejshëm, pas vendimit të 16 vendeve donatore për të ndërprerë mbështetjen financiare për UNRWA-në".

Komisari i përgjithshëm i UNRWA-së, Philippe Lazzarini, paralajmëroi se në rast të vazhdimit të ndërprerjes së mbështetjes financiare për institucionin, me shumë mundësi do të detyrohen të ndalojnë punimet tyre pas fundit të këtij muaji jo vetëm në Gaza, por në gjithë rajonin.

Në sulmet që Izraeli ka kryer ndaj Rripit të Gazës që nga 7 tetori 2023 e deri më tani, janë vrarë të paktën 12 mijë fëmijë dhe 8.190 gra nga gjithsej 27.238 palestinezë të vrarë. Ndërkaq, si të plagosur janë regjistruar 66.452 të tjerë. Nën rrënoja ende ndodhen mijëra palestinezë të vrarë.

TRT Balkan / agjencitë