Ushtria izraelite njoftoi të martën se 20 ushtarë të saj u vranë nga "pakujdesia" në Rripin e Gazës që nga fillimi i operacionit tokësor në enklavën e bllokuar në fund të tetorit.
Nga 105 ushtarë izraelitë të vrarë në Gaza që nga fillimi i operacionit tokësor më 27 tetor, 20 u vranë nga pakujdesia, që paraqet një të pestën e vdekjeve, citoi radioja e ushtrisë izraelite duke u thirrur në një komunikatë të ushtrisë.
Mes të tjerash, në komunikatë ushtria tha gjithashtu se nga 20 ushtarët e vrarë nga "pakujdesia", 13 ushtarë u vranë në aksidente me armë zjarri pasi u identifikuan gabimisht si persona të armatosur palestinezë.
Dy ushtarë u vranë nga automjetet ushtarake që u përmbysën mbi ta, dy të tjerë u vranë nga predha nga eksplozivi i vendosur nga vetë forcat izraelite dhe një ushtar u vra nga një plumb endacak.
Deklarata shton se ushtria vazhdimisht kryen vlerësime për luftimet e vazhdueshme në Gaza, përfshirë vlerësimin e incidenteve nga pakujdesia për të shmangur ripërsëritjen e tyre.