Ushtria izraelite njoftoi sot se një tjetër ushtar izraelit u vra dhe 13 u plagosën në përleshjet në Rripin e Gazës.
Në komunikatën e ushtrisë së Izraelit të akuzuar për gjenocid, thuhet se ushtari 21-vjeçar izraelit David Sasson është vrarë në përleshjet në jug të Rripit të Gazës. Në të njëjtat përleshje, 13 ushtarë izraelitë u plagosën, gjashtë prej tyre në gjendje të rëndë.
Po ashtu, në komunikatë thuhet se ushtarët e plagosur janë dërguar në spital, ndërsa familjarët e tyre janë njoftuar.
Ushtria izraelite njoftoi se 587 ushtarë u vranë, 247 prej tyre gjatë pushtimit tokësor, që nga 7 tetori 2023, kur filluan sulmet në Rripin e Gazës.
TRT Balkan / agjencitë