Ushtria izraelite ka vendosur nën rrethim sërish tri spitalet më të mëdha të Rripit të Gazës që ndodhet nën bllokadë në kuadër të sulmeve që ka kryer që nga 7 tetori e deri më tani.
Ushtria izraelite ka shkaktuar mbi 32 mijë humbje jete dhe shkatërrim të rëndë në Gaza dhe po vendos sërish në objektiv spitalet. Për shkak të sulmeve si dhe bllokadës dhe kufizimeve që Izraeli zbaton ndaj kamionëve të ndihmave, shumë spitale dhe institucione shëndetësore në Gaza janë jashtë shërbimit.
Ushtria izraelite më 18 mars rrethoi spitalin Al-Shifa i cili ndodhet në veri të Gazës dhe i cili është qendra shëndetësore më e madhe e rajonit. Me sulmet ndaj spitalit dhe përreth tij, forcat izraelite deri më tani kanë vrarë 150 palestinezë dhe kanë arrestuar 480 të tjerë.
Prej datë 18 mars e deri më tani vazhdon rrethim i fundit i ushtrisë izraelite e cila edhe më parë ka sulmuar spitalin Al-Shifa me gënjeshtrën se është "Qendër Komanduese e Hamasit".
Në spitalin Al-Shifa i cili është spitali më i madh në Gaza, për shkak të sulmeve izraelite krahas pacientëve dhe të plagosurve janë strehuar rreth 30 mijë palestinezë të zhvendosur.
Ushtria izraelite ka rrethuar edhe spitalet në jug
Ushtria izraelite, e cila vazhdon sulmet e saj ndaj spitalit Al-Shifa dhe përreth tij, dje ka filluar të rrethojë spitalet "Nasser" dhe Al-Amal në jug të Gazës.
Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze njoftoi se një punonjës shëndetësor vullnetar dhe një palestinez i zhvendosur kanë humbur jetën në sulmin që forcat izraelite kryen ndaj spitalit Al-Amal. Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze tha se forcat izraelite kanë kërkuar nga pacientët dhe palestinezët e zhvendosur këtu që të evakuojnë spitalin Al-Amal.
Ushtria izraelite e cila ka vazhduar sulmet e saj në Gaza që nga 7 tetori, edhe më parë ka shënjestruar shumë spitale dhe institucione shëndetësore në rajon kryesisht spitalin Al-Shifa.